Basha, Ramës: Ndihmo vëllezërit tanë në Luginën e Preshevës me mjekë!

Ndërsa kryeministri Rama pak më parë deklaroi se kryedemokratit Basha në gjithë situatën e krijuar me COVID 19 ka për t’i mbetur vetëm turpi dhe dështimi, ky i fundit injoron akuzat dhe kërkon zgjidhje për një tjetër problem.

Kreu i PD-së përmes një statusi në Twitter i kujton kryeministrit se duhet të bëjë një detyrë kombëtare dhe kushtetuese: Të ndihmojë vëllezërit tanë në Luginën e Preshevës që po përballen me COVID 19.

STATUSI I PLOTË
Lugina e Preshevës po përballet me pasojat e COVID 19. Për situatën e vecantë ku ndodhen, I bëj thirrje qeverisë të ofrojë asistencë shëndetësore përmes personelit mjekësor.. Ndihma për vëllezërit dhe motrat tona atje është detyrim kombëtar dhe kushtetues.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?