Basha Ramës: Pa zgjidhur CEZ-in, nuk do ketë stabilitet
Lideri demokrat, Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur kryeministrit Rama, duke deklaruar se pa u zbardhur e plotë çështja e CEZ-it, në Parlament dhe Shqipëri nuk do të ketë qetësi dhe as stabilitet.
Pas deklaratës së Ramës se do të ketë një hetim me ekspertë ndërkombëtar për aferën e CEZ-it dhe fillimisht për privatizimin e sektorit që u bë në kohën e qeverisjes "Berisha", Basha ripërsëriti kërkesën për një hetim të plotë dhe bëri përsëri përgjegjës Kryeministrin për ndalimin dhe mosnisjen e një hetimi mbi këtë cështje.
“Pse i fale 600 mln euro CEZ-it? Pse ndale arbitrazhin? Pse ndale hetimin për këtë aferë? Ku janë paratë e shiqptarëve? Sot rrahu gjoksin dhe ngriti gishtin e akuzës. Rama mbron ndërtuesit e sarajeve të tij. Para të dhëna pa tender, pa garë. Ju garantoj sot se nga kjo foltore me përgjegjësi të plotë, PD do të vazhdojë denoncimin dhe do të bëjë përgjegjës deri në fund këta zullumqarë. Do ta paguajë njësoj siç po i paguajnë sot shqiparët vjedhjet e grabitjet. Hetimi i skemës më të madhe të korrupsionit është gur themeli për stabilitetin e vendit e të ardhemn e tij. As në parlament e as në Shqipëri nuk do të ketë as qetësi e as stabilitet”, tha Basha.
KOHA JONË SONDAZH

