Basha: Reagim qytetar dhe mosbindje civile

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur sot grupin parlamentar dhe bëri të ditur se demokratët kërkojnë futjen e projektligjit për dekriminalizimin në axhendën e Kuvendit dhe miratimin e tij me konsesus, duke përfshirë edhe kontributet e partive të tjera. Sipas tij, PD-ja sheh domosdoshmërinë e këtij ligji për vendin, nuk synon autorësinë.

Basha tha se mosbindja civile dhe reagimi qytetar do të jenë përgjija e e opozitës nëse dekriminalizimi nuk kryehet.

“Lufta jonë fillon me dekriminalizimin, pastaj me Kodin Zgjedhor dhe në fund, me zgjedhje sipas standarteve europiane. Ky është kushti për të nisur një histori të re, – tha Basha.- "Dekriminalizimi është sot një domosdoshmëri kombëtare. Kemi kërkuar futjen e projektligjit në kalendarin e Kuvendit. Duam miratimin me konsensus të këtij projektligji duke përfshirë edhe kontributet e partive të tjera; nuk duam autoriësinë. E themi këtë sepse po ndjekim manovrat për t’i hequr ligjit, thelbin e për ta bërë të pavotueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria ka marrë mesazhin për këtë ligj nga ndërkombëtarët dhe ndajmë shqetësimin me partnerët tanë se nuk është bërë asgjë për këtë ligj, madje situata po përkeqësohet siç ishte vendosja së fundi e Oruçit në krye të qarkut apo droga e Zotkës së Poliçanit dhe persona e skandale të tjera."

Swiss Digital Mobile Reklama

Basha ka vënë theksin tek akuzat e rënda që i janë drejtuar ministrit Tahiri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?