Basha reagon në mbrojtje të Roland Bejkos: Dhuna e mercenarëve të Sali Berishës filloi!
Pas tensioneve e përplasjes së protestuesve me Roland Bejkon, para selisë së PD, Basha del me një deklaratë në mbrojtje të Bejkos.
“Dhuna e mercenarëve të Sali Berishës ndaj anëtarit të Kryesisë qendrore të PD Roland Bejko, është fytyra e Sali Berishës, që frymëzon dhunë, ushtron dhunë dhe pengon një sekretar të PD të vijë në seli në një mbledhje pune. E papranueshme që dhunohet një demokrat i orëve të para, nje demokrat i ndershëm me kontribute 30 vjeçare në këtë parti. Roland Bejko u dhunua sot vetëm se mendon ndryshe nga Sali Berisha, vetëm se nuk i shërben interesit të Sali Berishës, vetëm se ka vendosur ti shërbejë interesit të demokratëve dhe PD,” thuhet në deklaratën nga PD.
KOHA JONË SONDAZH

