Basha reagon për ndarjen nga jeta të Berlusconit: I pikëlluar për humbjen e politikanit që mbështeti Shqipërinë në rrugën euroatlantike

Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të Silvio Berlusconit duke thënë se ka mbështetur Shqipërinë dhe nuk ka munguar asnjëherë rrugëtimin euroatlantik.

Thellësisht i pikëllua për vdekjen e Silvio Berlusconit, një politikani novator dhe një sipërmarrës gjenial, i cili modernizoi të djathtën italiane dhe e udhëhoqi me largpamësi në një periudhë transformimi të madh. Falë edhe kontributit të tij, Shqipëria dhe Italia kanë forcuar lidhjet e tyre historike duke hedhur themelet e marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, veçanërisht në momentet tona më të vështira, kur mbështetja e tij dhe e qeverive të tij nuk ka munguar asnjëherë në rrugëtimin tonë në euroatlantik. Ngushëllimet e mia më të thella familjes së tij, Forza Italia dhe popullit italian për humbjen e një prej shtetarëve më të rëndësishëm të kohës sonë. U prehtë ne paqe!”, shkruan Basha.

SHKARKO APP