Basha: Reflektoni për hijet që na kanë ndarë. Ndryshimi nga vetja, përcaktues për fatet e vendit

Kreu i PD, Lulzim Basha ka ndarë në facebook momente nga takimi me demokratët dje në Durrës. Basha thotë se nga PD-ja, nisi ndryshimi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Po ashtu Basha shprehet se demokratët janë të bashkuar në qëllimin e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Ai u bën thirrje demokratëve që të reflektojnë për hijet e së shkuarës që i kanë ndarë nga një pjesë e shoqërisë shqiptare. Sipas tij si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë edhe Shqipëria nesër.

Postimi i plotë

Ditë pas dite shqiptarët po binden se demokratët janë të bashkuar në qëllimin e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Mënyra si ne shpalosim me qytetari vizionin që kemi për politikën, për luftën kundër korrupsionit, për zhvillimin e vendit, duke reflektuar me sinqeritet mbi të shkuarën tonë, për të davaritur hijet që na kanë ndarë nga pjesa më e shëndetshme e shoqërisë shqiptare.

Ky ndryshim që kemi nisur nga vetja është përcaktues për fatet e vendit, sepse si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër.

SHKARKO APP