Basha: Reforma me rekomandimin e nenit 88
Fill pas konferencës së kryeministrit Edi Rama, reagoi kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili e nisi fjalën e tij me një analogji të akuzave të opozita për disa prej ministrave dhe zyrtarëve të qeverisë, për të shkuar më pas tek drejtësia.
Basha: Edi Ramës i pëlqejnë fjalët e mëdha dhe shprehjet bombastike. Tha gjithçka dhe nuk iu përgjigj një pyetje kryesore. I pëlqejnë metaforat, por në fakt ajo që i mbetet njeriut, jo vetëm në politikë, nuk janë fjalët, janë veprat.
Çfarë i ofroi Shqipërinë në këto tre vite kjo mazhorancë në muzgun e saj, me eksod masiv, me krimin në fron, në Parlament, në Bashki. Modeli i Ramës në bashki është Enver Rroshi, i hetuar jo vetëm për përdhunim, por edhe drogë i hetuar nga DEA amerikane. Modeli i Edi Ramë për doganat. Elisa Spiropali. 5 mln euro pasuri. 400 milionë u kanë vjedhur shqiptarëve vetëm vitin e kaluar. Modeli i Edi Ramës është Ilir Beqaj, 350 mln euro koncesion të ndara me miq, spitale pa ilaçe të katandisura si në mesjetë. Për ekonominë, modeli është Beni i charterave. Do të japi Skavicën. Bën pazare me pasuritë publike.
Për rendin, modeli është Tahiri i një mijë e një lidhjeve me krimin. Bashkëbisedon me vrasës në zyrën e tij, i jep makinën e tij private Habilajve të drogës. Atëherë më thoni: cili do të jetë modeli i Ramës për drejtësinë? Çfarë modeli ka ndërmend për drejtësinë? Model që do ta ndihmoj, do ta ushqej dhe do ta mbaj të paprekur modelin e tij të qeverisjes.
Unë si kryetar i opozitës kam marrë përgjegjësinë time për një reformë në drejtësi që nuk mbron, por lufton krimin dhe korrupsionin. Unë, kryetari opozitës i denoncoj ditë për ditë këto afera me fakte. 45 minuta me figura bombastike. Madje i iku 10 herë nenit 88. Nuk e lexoj-tha-nuk e lexoj! Ia kam lexuar unë në takim. Po ia lexoj për herë të tretë.
Rekomandimi 88 i opinionit final të Venecias, arbitër për Tiranën, Brukselin dhe Uashingtonin, ka një arbitër. “Nëse palët në procesin politik nuk pranojnë shumicën e cilësuar të kërkuar për anëtarët jo gjyqtarë të katër institucioneve, jo të dy, ata mund të zgjedhin një sistem proporcional që garanton përfaqësimin e opozitës në organet kolektive, ose çdo model tjetër të përshtatshëm që do të siguronte ndikimin e opozitës në procesin e përzgjedhjes”.
KOHA JONË SONDAZH

