Basha replikon me Ramën: Ti je nona dhe baba e së keqes!

Me debate është shoqëruar seanca e sotme plenare, ku nga një anë kryetari i PD-së Lulzim Basha ka lëshuar një lumë me akuza në drejtim të qeverisë, atyre iu është kundërvënë kryeministri Edi Rama.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Bashës, i cili nga foltorja e Kuvendit replikën e tij e nisi me një sugjerim për kryeparlamentaren Nikolla. Ai i kërkoi asaj që gjatë kohës që fliste Rama gota me ujë të ishte plotë, pasi i thahej goja.

Kryeministrit herë tjetër vërja gotën e mbushur që mos ta ketë fytin e thatë. Ndoshta e ndihmon, ndoshta jo, nëse përsëritja e fakteve është nëna e dijeve, dalja këtu për të marrë kohë për të përsëritur ato që thashë unë, është nona e së keqes. Edhe baba e së keqes.”, tha kryetari i PD-së.

SHKARKO APP