Basha: Rritja e çmimit të ujit të pijshëm është veprim kriminal ndaj qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me vendimin e Bashkisë së Tiranës për rritjen e ujit të pijshëm në kryeqytet.

Me anë të një postimi në faqen e tij të facebook Basha thotë se rritja e çmimit të ujit të pijshëm është veprim kriminal ndaj qytetarëve i Ramës dhe Veliajt.

Më tej ai pohon se nuk është një tjetër rekord i një qeverie thellësisht anti-popull.

POSTIMI I BASHËS

Rritja e çmimit të ujit të pijshëm është veprim kriminal ndaj qytetarëve i Ramës dhe Veliajt. Është një tjetër rekord i një qeverie thellësisht anti-popull.

Pasi harxhoi më shumë se 500 milionë euro të parave publike për fasada dhe luks, Edi Rama u kujtua se qytetarët e Tiranës nuk kanë ujë. Për të kompensuar keqmenaxhimin dhe vjedhjen në ujësjellësin e Tiranës, Edi Rama përmes Erion Veliajt ka vendosur të dënojë qytetarët duke jua faturuar atyre koston e keqqeverises së tij.

Partia Demokratike do të votojë nesër kundër këtoj vendimi anti-popullor dhe ju bën thirrje të gjithë këshilltarëve të tjerë bashkiakë të votojnë për interesat e qytetarëve që ata përfaqësojnë dhe jo të dyshes Ramës e Veliajt.

SHKARKO APP