Basha: Shkalla e përparimit dhe mirëqenies tregohet në kujdesin për gruan
Kreu i PD, Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me gratë anëtare të LDGSH, tha se gjithçka duhet të nisë nga figura e gruas. Ai nënvizoi se gruaja është themeli i çdo shoqërie pasi nga ajo nis gjithçka.
Basha nënvizoi se ka një vizion për gratë e këtë do e shpalosë në ditët në vijim.
“Unë e di çdo të thotë të kujdesesh për fëmijët, t’i çosh në shkollë, të shkosh në punë e të kujdesesh për punën. E kam thënë, nuk ka qenë çështje fushate, shkalla e përparimit dhe mirëqenies tregohet në kujdesin për gruan. Gruaja duke qenë bashkëshorte dhe nënë është treguesi më i mirë i shkallës së emancipimit. Ndaj merren masa proaktive, që ndryshe nga çdo fushë tjetër, këtu shteti ka një rol të madh për të ruajtur. Shteti duhet të ndërhyjë që aty ku nuk është të jetë. Edhe ku është me ligj barazia e pagave nuk zbatohet. Ka ende aspekte të tjera të diskriminimit të gruas”, u shpreh Basha.