Basha shpërndan videon e mjekëve shqiptarë nëpër Evropë: Mirënjohje për këtë iniciativë humane

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shpreh mirënjohje për iniciativën e mjekëve shqiptarë nëpër Evropë mbi përhapjen e koronavirusit.

Kreu i PD-së ka shpërndarë një video me disa prej këtyre mjekëve, që u bëjnë thirrje shqiptarëve që të marrin informacione vetëm zyrtare për t’u përballur me koronavirusin.

Postimi i plotë i Bashës:

Mirënjohje mjekëve shqiptarë anembanë Europës për këtë iniciativë humane për të dhënë ndihmën e tyre, edhe pse punojnë e jetojnë jashtë Shqipërisë.

Urimet më të përzemërta dhe suksese Federatës së sapoformuar të mjekëve shqiptarë në Europë. Nesër ajo do të jetë burim i ekspertizës shqiptare dhe europiane me të cilën do të ngremë në këmbë sistemin tonë shëndetësor. #ditemetemira

SHKARKO APP