Basha: Shqipëria nën ujë, Rama bën llogje para kamerave

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar si paradë në salla lançimin e strategjisë anti-korrupsion nga Qeveria, në një kohë që Shqipëria është nën ujë.

Basha tha se në vend që të vihet në krye të Shtabit të Emergjencave, Rama bën llogje para kamerave.

"Shqipëria nën ujë, qeveria paradë në salla. Në vend që të vihet në krye të Shtabit të Emergjencës për tju ardhur në ndihmë banorëve të përmbytur, kryeministri bën llogje para kamerave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vend që të verë të gjitha resurset e shtetit në funksion të përballimit të emergjencës i mbledh zyrtarët si spektatorë guake për recitalin e radhës. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Parada anti-korrupsion është një shfaqje e shpifur, ku ministrat e akuzuar për korrupsion, klientelizëm, për emërime të zyrtarëve me precedentë penalë, për favorizime të firmave të vëllezerve, fisit dhe klientëve ironikisht kërkojnë që të denoncohet korrupsioni tek ata. 

Asnjë zyrtar i lartë nuk ka shkuar para përgjegjësisë penale, çdo rast i denoncuar publikisht është marrë në mbrojtje sepse vete dyshja Rama-Meta është simboli, mburoja dhe garancia e korrupsionit politik", theksoi Basha. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?