Basha: Shqipëria nuk do të arrijë dot asgjë nëse nuk largojmë Ramën
Kreu i PD-së, Lulzim Basha shprehet se largimi i qeverisjes së Edi Ramës është kusht për zhvillimin e vendit dhe integrimin në BE.
“Rama vendosi të më sulmojë sot personalisht vetëm sepse unë prezantova këtë plan ekonomik para të gjithë jush. Rama papritmas u kujtua të bënte edhe ca premtime të tjera boshe, a thua se ai tani është në gjendje të bëje atë që nuk e arriti dot ta bënte për 8 vjet me radhë. Dua të jem i qartë: Rama nuk bën dot asgjë pas 8 vjet dështimesh. Shqipëria nuk do të arrijë dot asgjë nëse nuk largojmë Ramën. Prandaj është qëllimi ynë që në këto zgjedhje, të largojmë Ramën në mënyrë që t’i sjellim Shqipërisë ndryshim dhe shpresë. Në 25 Prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë!”,- shkruan kreu i PD-së në një postim në Facebook.