Basha: Shqiptarëve po i mohohet përfitimi nga një reformë e vërtetë zgjedhore
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një deklaratë, gjatë së cilës ka cekur faktin se nesër është afati i fundit i komisionit të reformës zgjedhore.
Ai theksoi se në një pikë ku për më pak se një vit nis data e caktimit të zgjedhjeve, është e parapërgatitur që shqiptarëve t’i mohohet përfitimi i një reforme të vërtetë zgjedhore.
Basha: Sot ndodhemi më pak se një vit nga data fillestare e caktimit të zgjedhjeve, sipas kodit zgjedhor dhe në një moment tërësisht të parapërgatitur nga një pjesë tjetër e politikës, për t’i mohuar shqiptarëve, përfitimet e një reforme të vërtet zgjedhore. Nesër është afati i fundit i komisionit të reformës zgjedhore dhe nuk është e rastësishme që kjo tryezë dialogu me gjithë faktorët politik, partitë politike opozitare mbahet sot pikërisht si një këmbanë jo për interesat e partive politike që përfaqësoni, por për interesat e shqiptarëve që edhe një herë rezikojnë t’i nënshtrohen interesave të ngushta personale të atyre që me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 përmbysën balancën institucionale, përqendruan pushtetin dhe në këtë mënyrë dëmtuan jo pak funksionimin e demokracisë, llogaridhënien politike, rolin e parlamentit dhe vet përfaqësimin e interesave të qytetarëve.