Basha si President? Berisha: Mos bëni shaka. PD nuk do të pranojë asnjë emër të Ramës
Pas mbledhjes në selinë blu të Komisionit të Rithemelimit, Sali Berisha në një deklaratë për mediat, u pyet edhe sesi e lexon emrin e Lulzim Bashës si Presidentin e ri që pritet që të zgjidhet pas disa javëve, tha se ”Ka mundësi mos bëni shaka, ai e përgënjeshtroi mos të merremi me gjëra të tilla”.
Po ashtu Berisha theksoi se për çështjen e Presidentit, për qëndrimin që do të mbajë PD-ja do të vendosë Këshilli Kombëtar.
”Se çfarë qëndrimi do të mbajmë do të përcaktohet nga Këshilli Kombëtar i PD i cili do të zgjidhët nga Kuvendi i 30 prillit. Nëse do të propozojë opozita për presidentin e ri dhe se cili do të jetë qëndrimi do merret vendimi nga organet më të larta. PD-ja si opozitë e vërtetë nuk pranon asnjë propozim të Edi Ramës. Nëse Rama vendos që presidentin ta propozojë PD-ja ose opozita, atëherë do të nisim konsultimet me institucionet e PD-së”.