Basha: Sipërfaqet me drogë u pesëfishuan në 2016-n
Lulzim Basha theksoi se sipërfaqja e mbjellë me drogë në vitin që lamë pas është pesëfishuar.
Në një koment në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Basha shkruan se sot nuk ka dy të vërteta për drogën, dhe sipas tij, ka vetëm një: pesëfishim i sipërfaqes së mbjellë në vitin 2016.
Komenti i plotë i kryedemokratit
Sot nuk ka dy të vërteta për drogën. Ka vetëm një: pesëfishim i sipërfaqes së mbjellë në vitin 2016.
Nuk ka dy të vërteta për bosët e krimit. Ka vetëm një: nuk kapen dhe këtë nuk e pengon vetingu. E pengon qeveria, Ministri i Brendshëm, Kryeministri.
Sot nuk ka dy të vërteta për korrupsionin. Ka vetëm një: kudo ku vidhet me tendera dhe koncesione, kudo ku lartësohen ndërtime pa leje, kudo ku shqyhen, tjetërsohen e përvetësohen prona në mënyrë kriminale janë njerëzit e janë njerëzit e qeverisë dhe Kryeministrit. Nuk ka të tjerë!
Nuk ka dy të vërteta për hapjen e negociatave. Ka vetëm një: nuk hapen sepse nuk janë përmbushur standardet dhe sepse kemi zgjedhjet përpara dhe qeveria nuk ka besueshmërinë se mund t’i zhvillojë sipas standardeve.
KOHA JONË SONDAZH

