Basha-Soros: Shqipëria ka arritur standarde
Kreu i Partisë Demokratike tha se Shqipëria ka bërë një përparim domethënës në këto 23 vite, por standartet e arritura sipas tij po kërcënohen nga kursi antidemokratik i dyshes Rama-Meta, e cila është në kërkim të pushtetit absolut.
Basha e njohuSoros edhe me ngushtimin e hapësirave institucionale për opozitën, me goditjen fizike dhe kërcënimin e përfaqësuesve të saj në sallën e Kuvendit nga një kontigjent i lidhur me krimin që Edi Rama i ka futur enkas në parlament për këtë qëllim.
Basha theksoi më tej se standarteve të demokracisë liberale në vend po i kanoset një rrezik i madh nga presioni i përditshëm i qeverisë ndaj medias, shoqërisë civile, dhe institucioneve të pavarura.
Duke u ndalur tek drejtësia, ai shprehu shqetësimin e thellë se mazhoranca po e zëvendëson reformën në këtë sistem, me kapje të drejtësisë duke bërë shkarkime të paligjshme, duke emëruar militantë, dhe duke i bërë presion të hapur gjyqtarëve.
KOHA JONË SONDAZH

