Basha: Sot, protesta më e madhe për të drejtat e shqiptarëve
Duke vijuar më pas, se në momentet që qytetarët janë mbledhur në shesh, Edi Rama është futur në bunkerin e ish-diktaturës, pasi ai sipas Bashës, nuk vjen më tek qytetarët dhe nuk do që t’i shikojë më ata.
Por edhe me apelin publik drejtuar ndaj kryeministrit se ai duhet t’i dëgjojë qytetarët dhe mos t’i përdorë më sipas tij, si “mish për top”.
“Kanë ardhur kohë të vështira, thuhet kur pllakos fatkeqësia, sëmundja dhe kriza. Por sot në Shqipëri, kjo frazë e hershme thuhet ndryshe. Se ata që erdhën në pushtet, po instalojnë regjimin e raprezaljes policore. Premtuan rritjen e ekonomisë, por rritën taksat. Premtuan legalizimet falas, por sollën fadromat e shkatërrimit të shtëpive dhe bizneseve. Premtuan rendin, por sollën vrasjet mafioze dhe tritolin. Premtuan dëmshpërblim për ish-të përndjekurit politikë, por sollën Enver Hoxhën. Premtuan arsim, por mbyllën dyert e universiteteve në rrethe, ulën kuotat dhe rritën tarifat. Premtuan shëndetësi falasm por po u vdesin njerëzit se u vonohet ambulanca. Kjo nuk quhet qeveri, kjo është fatkeqësi”, tha ai gjatë fjalimit të tij.
Duke theksuar se kurrë më parë nuk ka ekzistuar sipas tij një hendek kaq i thellë mes qeverisë dhe qytetarëve të saj. Për t’iu drejtuar publikisht kryeministrit se shqiptarët nuk mposhten me shtet policor.
“Mos luaj me durimin e popullit, me bukën e fëmijëve dhe me të ardhmen e tyre. Shqiptarët nuk i ngop dot me propagandë dhe reklama qeveritare”, tha Basha.
Për të përfunduar se Partia Demokratike mbështet kërkesat e qytetarëve dhe të sindikatave, pasi ato janë realiste dhe emergjente për të dalë nga kjo gjendje dhe kriza ekonomike.
Sipas Bashës, rritja e çmimit të energjisë dhe e taksave nuk rregullon sistemin, por vetëm varfëron shqiptarët.
KOHA JONË SONDAZH

