Basha sulmon sërish Metën: Tani bën si demokrat i mbaruar

Lulzim Basha në konferencën me gazetarët tregoi se ku dallon nga trekëndëshi siç e quan ai Rama-Berisha-Meta. Ai ka shigjetuar sërish presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke thënë se tani bën si demokrat për të marrë votat e demokratëve.

Duhet të diferenconi mes dikujt që ka patur mandat si president dhe kryeministër ndaj meje. Ajo që na bashkon këtu është se kemi bërë përpjekjet tona për të pasur një sens ndryshe reflektimi. Kjo qasje na çon te barazia e votës, jo te manipulime të vogla me gjendjen civile, të vota dhe numërimi elektronik. Janë veprat tona dhe jo fjalët që na diferencojnë bardhë e zi me ata që duan ta mbajnë Shqipërinë kështu siç është, me lista të mbyllura, si një pronë të përbashkët të një grupi oligarkësh. Një Shqipëri që nuk ndryshon, varfërohet, zvogëlohet.

Tani ka qëllim të bëjë si demokrat i mbaruar që t’i marrë votat e demokratëve t’ia çojë Edi Ramës. Kanë frikë të tmerrshme nga ora e llogarisë. Ka dhe forca të reja që kërkojnë ndryshim rrënjësor“, ka thënë Basha ditën e sotme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?