Basha, takim me delegacionin e Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”‏

Basha ka shprehur mirënjohjen e tij dhe të PD për kontributin e jashtëzakonshëm që “Vatra” ka dhënë për Shqipërinë dhe çështjen shqiptare gjatë 102 viteve të ekzistencës së saj.

Ndihma dhe kontributi i diasporës shqiptare në SHBA dhe i federatës Pan-Shqiptare “Vatra” sipas tij është i pazëvendësueshëm në mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë në rrëzimin e regjimit komunist dhe në konsolidimin e demokracisë.  

Bucaj shprehu falënderimet për bashkëpunimin e shkëlqyer që ka pasur gjatë këtyre viteve mes PD dhe kësaj organizate. Si një ndër organizatat shqiptare në SHBA që u investua fuqimisht kundër regjimit komunist në Shqipëri, “Vatra” shpreh sot shqetësimin për përpjekjet për rehabilitimin e figurës së diktatorit Hoxha. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana e tij, kryetari i “Vatrës” dënoi ashpër shfaqjen e fotografisë së diktatorit Hoxha, duke e konsideruar këtë si përdhosje të gjakut të mijëra viktimave të regjimit komunist. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Basha ka mirëpritur propozimin e “Vatrës” për të emërtuar disa rrugë në kryeqytet me emrat e personaliteteve të shquara  të kësaj organizate të cilët kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për çështjen kombëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?