Basha takim me investitorët italianë: Në qeverisjen tonë, Shqipëria do jetë një vend tërheqës për investimet

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i prezanton investitorëve italianë planin e zhvillimit ekonomik të PD-së.

Në takimin që ai zhvilloi në zyrën e tij në selinë blu, Basha thekson se me politikat tona qeverisëse, Shqipëria një vend tërheqës për investimet e huaja

“Sot u takova me drejtues të suksesshëm të industrisë, infrastrukturës, dhe logjisitikës, në rajonin e Friuli-Venezia-Giulia.

Swiss Digital Desktop Reklama

I informova për planin tonë ekonomik, i cili nis me çlirimin e tregut nga krimi, nga oligarkia dhe korrupsioni si dhe nga burokracia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përmes politikave ekonomike dhe lehtësirave për të bërë biznes, do ta kthejmë Shqipërinë në një vend tërheqës për investimet e huaja, konkurrues me çdo vend tjetër në rajon.

Zhvillimi ekonomik dhe punësimi, janë prioriteti kryesor i PD. Investimet e huaja janë jetike për rritjen e punësimit dhe zhvillimin e ekonomisë.

Plani ynë ekonomik ka një fokus të rëndësishëm në këtë drejtim. Por së pari duhet garantuar konkurrenca e ndershme dhe luftuar korrupsioni që sot i mban investitorët larg vendit tonë”, u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?