Basha takim me mjekët e familjes, bluzat e bardha: Në qendra shëndetësore nuk bëhet analizë që zbulon COVID
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me mjekë të familjes dhe specialistë të tjerë të shëndetësisë.
Në fjalën e mbatjtur, kreu i PD u shpreh se, për shkak të numrit të ulët të testimeve, shumë pacientë i dërgojnë për të bërë skanerin në QSUT.
“Dje mbi një orë e gjysmë kam qenë në telefon me të sëmurë dhe familjarë që kërkon mbështetje. Më thonë që një pjesë i detyroni që t’i çoni për të bërë skanerin, nëse i çoni për të bërë skanerin të QSUT, ca do të thotë kjo a bëhet skaneri për këdo që ka simptoma.”, tha Basha ndërkohë mjekët kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me vështirësit që hasin në punën e tyre në këtë kohë pandemie.
“Rastet janë aq të shumtë sa detyrohemi t’i dërgojmë në spitale private për të bërë skanerin, nuk kemi oksimetër për të matur saturimin me oksigjen. Marrja e tamponit vonon deri në 10 ditë nga fillimi i simptomave, 5 ditë pas fillimit të simptomave tamponi nuk vlen si metodë testimi. Njoftimet për procedurën e tamponit kanë ndryshuar disa herë brenda javësh.
Në qëndrat shëndetësore nuk bëhet asnjë analizë që zbulon praninë e COVID. Të gjitha mjetet mbrojtëse i blejmë vetë ndwrsa mungesa kemi si tek mjekët ashtu edhe tek pacientët. Në mungesë të tamponeve i dërgojmë pacientët të bëjnë skaner në privat, gjatë periudhës së pritjes, kontakteve të te pacientit nuk i bëhet tamponi.
Mjekët e familjes vija e parë e përballjes me rastet e infektuara, mjekët e familjes të rrezikuar dhe të pambrojtur, perdoret i njëjti protokoll për pacientë me patologji të ndryshme”, thanë ata.