Basha takime me prodhuesit shqiptarë: Taksa e sheshtë do të nxisë rritjen ekonomike dhe punësimin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Bashkimit të Prodhuesve shqiptarë.

Basha tha se do i qëndrojë angazhimit për taksën e sheshtë dhe uljen e kontributeve shoqërore në 18%. Në fjalën e tij, kryedemokrati shtoi se do të fuqizohet biznesi dhe kështu do të përfitojnë edhe punëtorët dhe konsumatorët.

“Në rrafshin e reformës fiskale, ne i qëndrojmë me vendosmëri angazhimit tonë për taksën e sheshtë 9%. Uljen e kontributeve shoqërore në 18%, pra, 9+9 duke zbatuar kështu parimin e taksës së sheshtë si një parim që do të nxisë rritjen ekonomike, do të nxisë punësimin, por po kështu do të nxisë transparencën dhe do të luftojë informalitetit dhe duke çuar në një skenar të tre palët fitojnë. Me fuqizimin e biznesit përfitojnë edhe të punësuarit, rritet dhe konsumi, përfiton dhe arka e shtetit. Dhe ky është fituesi i tretë i skemës, i angazhimit që ne ndërmarrim në fushën fiskale”, tha Basha.

SHKARKO APP