Basha takon banorët e Divjakës: Jemi gati për protestë kundër varfërisë

Banorët kanë ndarë me kryetarin e PD-së shqetësimet e tyre për abuzimet dhe mbifaturimet e energjisë, papunësinë, rritjen e taksave dhe çmimeve, apo mungesën e subvencioneve në bujqësi.

Banorët e kanë njohur zotin Basha me vështirësitë e mëdha që hasin çdo ditë për të siguruar ushqimin e fëmijëve dhe nga ana tjetër përballen me fatura abuzive të energjisë. “Vendet e punës jo vetëm nuk po hapen por ato po mbyllen”, shprehen banorët- duke theksuar se dhjetëra të rinj kanë marrë rrugën e emigrimit.

“Na vjen fatura e rregullt pas sahatit, dhe përveç kësaj na vjen dhe një afrofe 35 mijë lekë. Unë me sahat nuk harxhoj 30 mijë lekë”, shprehet një qytetar.

“Ata me bien 400 mijë lekë – 450 mijë lekë drita, ku ti gjej unë lekët. Unë s’po ushqej dot kalamajt me bukë, unë vetëm të vdes në këto kushte ose të na fusin në varr”, ankohet një qytetar.

“Ne na futi ne dhe për së gjalli ai. Punën jo, bukë jo, ngre çmimet”, proteston një qytetar.
“Ky tha do ul naftën, tha do ul energjinë, ky tani na e ka cu tre fish energjinë. Këtu ke familjarë që nuk kanë bukë më të hanë në shtëpi”.
“Duhet një reagim shumë i madh”.

“Papunësi e madhe. Gjithë papune, rrinë çunat, moshë e re nga 20 vjeç, gjynaf s’ka ku punon ai, ku do punojë. Ne të ngordhur e të ngordhur jemi, më mirë të ngordhim atje (në protestë) derisa të rrëzohet qeveria”, shprehet një banor në takimin me Bashën.
“Populli po llafoset me vete rrugës o kryetar”.

Basha: “Populli nuk ka pse të llafoset me vete, duhet të llafoset qeveria ta bëjmë qeverinë të llafoset me vete”.
Kryetari i opozitës në bashkëbisedimin që ka zhvilluar me fermerë të Lushnjës është njohur me faktin se ata nuk kanë marrë asnjë subvencion të premtuar dhe deklaruar nga qeveria. Rritja e naftës shtrenjtoi sipas tyre të gjitha proceset e nevojshme, që nga plugimet, te serat, vaditja, etj. Një rritje tjetër e naftës do të bënte që asnjë fermer të mos merrej më me bujqësi pasi kostoja do të ishte e papërballueshme sipas fermerëve, që kanë gjetur rastin ti kujtojnë kryeministrit premtimin me uljen e çmimit te karburantit për bujqësinë.
“Populli po vjen drejt zhytjes së mëtejshme. Me 100 leke qe e ngriti ai naftën, plugimi i tokës u rrit 2 mijë lekë dhe të tjerat vijnë zinxhir mbrapa”, shprehet një fermer.
Basha: Sa ishte, sa ka shkuar?
“Ishte 10 mije leke (te vjetra) dhe ka vajtur 12 mije leke (te vjetra)”
“Sot në Divjake nuk ka asnjë fermer te rimbursuar”, konstaton një banor.
“Marrim farat, plehrat shumë shtrenjtë që nuk llogariten, treg për të shitur s’ka. Ata thonë po japim kaq ndihma, këtej asnjë lek, se ku shkojnë nuk e di”.
“Kush bën suvatim me llac, për një vit thotë ai mos të punojë, të rrinë pa buke ata. Se si do ushqehen, se ka dhe nga 5, 6 frymë prapa ai që punon me sqepar, e di kryeministri?”, denoncon një banor.
“Ata po na hapin një gropë e po na fusin të gjithëve në gropë”, revoltohen banorët.

SHKARKO APP