Basha takon kreun e Parlamentit të Turqisë: Zgjerim i marrëdhënieve të përbashkëta ekonomike

Kryetari i Partisë Demokratike priti pasditen e sotme në zyrën e tij Kryetarin e Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë, Mustafa  Sentop dhe delegacionin, që e shoqëron, në këtë vizitë zyrtare në Shqipëri.

Përmes rrjeteve sociale ku publikon dhe pamje nga ky takim, Basha thotë se i shprehu kryeparlamentarit turk mirënjohjen ndaj Turqisë dhe Presidentit Erdogan për ndihmën e madhe që i ka dhënë vendit tonë për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti dhe përballimin e pandemisë COVID-19.

“Pata kënaqësinë të pres sot Kryetarin e Parlamentit të Turqisë Mustafa Sentop.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpreha mirënjohjen ndaj Turqisë dhe Presidentit Erdogan për ndihmën e madhe që i ka dhënë vendit tonë për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti dhe përballimin e pandemisë COVID-19.

Swiss Digital Mobile Reklama

Turqia është një mike e çmuar e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar dhe ka qenë pranë nesh në momente të rëndësishme për vendin dhe kombin tonë, si anëtarësimi në NATO, ndërtimi i Rrugës së Kombit, pavarësia e Kosovës dhe fushata për njohjen e saj.

Shpreha vullnetin tim për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen midis vendeve tona duke zgjeruar marrëdhëniet ekonomike që do të sjellin zhvillim dhe punësim për qytetarët shqiptarë”, shprehet Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?