Basha takon ministrin e jashtëm të Hungarisë: Nuk jemi vetëm
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti mëngjesin e sotëm ministrin e jashtëm të Hungarisë Péter Szijjártó të cilin e falënderoi personalisht vendin e tij për ndihmën e çmuar për pajisjet mbrojtëse në këto ditë të vështira për vendin tone në përballjen me pandeminë e koronavirusit.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Basha thekson se i ka kërkuar të shohë mundësinë për të ndihmuar edhe më tej Shqipërinë, e cila po përballet me një krizë të madhe ekonomike, për shkak të përhapjes së COVID-19.
“Mirënjohje për Hungarinë, kryeministrin Orban dhe ministrin e jashtëm Péter Szijjártó për ndihmën e çmuar për pajisje mbrojtëse në këto ditë të vështira për vendin tonë, ku po rritet çdo ditë numri i të infektuarve në rradhët e stafeve mjekësore.
E falenderova personalisht ministrin Szijjártó dhe i kërkova të shohë mundësinë për të ndihmuar edhe më tej Shqipërinë e cila sot po përballet edhe me një krizë të madhe ekonomike, ku papunësia dhe pamundësia e qytetarëve për të siguruar ushqimin e përditshëm rritet cdo ditë.
Nuk jemi vetëm”, shprehet kryedemokrati Lulzim Basha.