Basha takon mjekët: Nuk keni asnjë përgjegjësi në këtë politikë të fshehjes së viktimave. Prokuroria të hetojë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka organizuar një tryezë me mjekët që po përballen me COVID-19 si dhe për të sqaruar akuzat e tij ndaj qeverisë.

Basha thotë se të gjitha vendimet që janë marrë gjatë pandemisë janë politike, përgjegjësi e qeverisë, dhe aspak e mjekëve.

Ai thekson se problemi qëndron pasi qeveria po fshihet në këtë pas një qëllimi politik duke mos rritur testimet dhe duke mbajtur të ulëta numrin e infeksioneve e viktimave.

Për Bashën kushdo ka përgjegjësi, por ai garanton se do të vijë koha që edhe për pandeminë do të nxirren përgjegjësitë, ligjore, politike e morale.

LULZIM BASHA: Problem është që fshihen në këtë moment pas diçkaje shumë të rëndë, domethënë po fshihet pas një qëllimi politik për ti mbajtur të ulët numrin e infeksioneve, numrin e viktimave për të justifikuar një veprim kriminal që është mos rritja e numrit të testimeve dhe kanalizimi i çdo shpenzimi buxhetor vetëm për shëndetësinë në këtë moment, përndryshe ju e shikoni si po shkojnë numrat. Çfarë tjetër duhet të presim? Sa njerëz duhet të vdesin përpara se të ndryshojmë urgjentisht këtë kurs katastrofik të menaxhimit dhe kjo nuk ka lidhje me mjekët, as me komitetin e famshëm të ekspertëve. Kjo ska lidhje fare sepse këto janë vendime politike. Buxheti, prokurimet e kiteve, mbështetja e mjekëve, angazhimi i mjekëve të familjes, krijimi i reparteve mobile për pacientët ambulatorë, përgatitja e spitaleve rajonale, që s’do të thotë thjeshtë të jenë shtretër por do të thotë edhe aparatura, dhe mundësi për të bërë diagnozën e tyre. Këto janë të gjitha vendime politike, janë përgjegjësi qeveritare, nuk janë përgjegjësi e mjekëve sepse të pyesësh mjekët a janë të kënaqur me mbështetjen që kanë. Sigurisht që jo.

Do ketë kohe për të nxjerrë përgjegjësitë ligjore. Do ketë dhe një kohe për të nxjerrë përgjegjësitë morale apo politike. Tani është momenti për të marrë përgjegjësitë me të cilat vjen detyra që ke përsipër, si mjek, si infermier, si mësues , si punonjës i policisë, si kryetar i opozitës dhe mbi të gjitha si kryeministër. Secili ka përgjegjësitë e veta në këtë betejë, askush nuk fshihet dot pas përgjegjësive të tjetrit dhe nuk ka gjë më kriminale se të fshihesh pas përgjegjësive të atyre që po sakrifikojnë gjithçka edhe jetën. Më vjen keq që jemi akoma në këtë fazë ku kërkohet që përveç kurajos së tyre profesionale tju kërkoj dhe kurajon qytetare dhe intelektuale qe nuk ju ka munguar asnjëherë, por me kurajon dhe profesionalizmin tuaj do bëjmë gjithçka që kjo të ndryshoje dhe qe mos te gjendemi kurrë me ne një situatë që dhe në kulmin e kërcenimit ndaj jetës, ju të jeni kaq të braktisur nga qeveria dhe me pasojat që sjell kjo për shëndetin e qindra qyterarëve tanë, për këtë të jeni të sigurtë. Do keni mbeshtetje totale, të menjëhershme siç e kam deklaruar dhe që është produkt i punës së përbashkët në dialog me ju, me paketat për rrogat për mjekët dhe infermierët në nivelet të paktën minimale që ka rajoni. Natyrisht ky ështe veç hapi i parë pasi hapi kryesor është përmirësimi i kushteve të punës e cila kërkon një reformë të thellë, shumë të vonuar, por që do ta kryejmë. Të ndertojmë një sistem ku dhe pacienti të shërbehet pavarësisht prej mundësive apo pamundësive ekonomike. Edhe infrastruktura spitalore të mos i lë gjë mangut infrastrukturës mesatare të rajonit, ku edhe mjeket dhe infermierët shqiptarë të kenë dinjitetin që sot u mungon qoftë në kuptimin financiar qoftë në kuptimin e kushteve të punës dhe sigurisë që kanë për të sotmen e të nesërmen.

SHKARKO APP