Basha takon Veliajn dhe Ballën? PD: Shpifje e Sali Berishës, ishte për ngushëllim në familjen Hysenbelliu

Media ”Syri.net”, shkruan se Lulzim Basha vazhdon takimet e fshehta me të akuzuarit në SPAK për inceneratorët. ”Basha është takuar në hotel ”Prestige” me Erion Veliajn dhe Taulant Ballën”,-shkruan kjo media.

Menjëherë ka reaguar selia blu. Partia Demokratike përmes një reagimim zytar e ka përgënjeshtruar këtë lajm, ku edhe e quan shpifje të Sali Berishës.

Sipas PD-së, Basha ka qenë në hotel ”Prestige” në Malin e Robit në Kavajë, por për ngushëllim në familjen Hysenbelliu së bashku me bashkëshorten e tij.

Reagim i Partisë Demokratike

Shpifjet e Syrit të Sali Berishës vazhdojnë edhe sot, me lajme të sajuara turpshëm dhe që synojnë të fshehin të vërtetën që sot e di çdo demokrat, që Sali Berisha po tenton të dëmtojë PD për interesin e tij personal.

Kryetari i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, nuk kanë qenë në asnjë takim apo darkë në hotel “Prestige”, por kanë qenë atje për ngushëllim në familjen Hysenbelliu, për shkak të ndarjes nga jeta të kryefamiljares së tyre të shtrenjtë.

Degradimi i një media personale për hallin personal të Sali Berishës shfaq edhe njëherë përpara çdo demokrati dhe qytetari shqiptar, se vendimi i PD për të zgjedhur të ardhmen dhe për të lënë pas të shkuarën, është interes madhor i demokratëve dhe Shqipërisë.

SHKARKO APP