Basha: TAP, investim i nisur nga PD. Rama ka dështuar me investitorët

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se projekti i gazsjellësit TAP është një investim i nisur nga PD. Në një reagim pas deklaratës së kryeministrit  në nisje të investimeve të këij projekti  Basha tha se Rama ka dështuar të sjellë investitorë të huaj në Shqipëri.

Reagimi i Bashës

Pasi ka dështuar të sjellë edhe një investitor të vetëm në Shqipëri, dhe ka përzënë shumë prej atyre që ishin, me taksat, me korrupsionin dhe lidhjet me krimin, Edi Rama ka nisur të shëtisë cdo jave sa tek TAP sa tek Hidrocentrali i Devollit, që njerëzve t’u duken shumë. Por ato janë të njëjtat, të vetmet investime të huaja, të nisura e të kontraktuara nga qeveria e Partisë Demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbron dhunuesin e investitorit që braktisi projektin 450 milionë dollarësh me 1200 vende pune, sjell plehrat e botës në Shqipëri, mbjell dhe fermenton drogë anekënd vendit, pastaj vjen verdalle si buratin cdo jave në rrethinat e TAP e Hidrocentralit të Devollit, duke penguar dhe punën e tyre me shfaqjet e shpifura qe nuk i honeps dot askush.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ka investime me Edi Ramën. Me Edi Ramën ka krim, drogë dhe plehra.

Duhet të kthejmë investimet në Shqipëri, por më parë duhet të pastrojmë Shqipërinë nga krimi, droga dhe plehrat. Duhet ta pastrojmë Shqipërinë nga Edi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?