Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:57 Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut” Pas qëndrimit për disa minuta para Ministrisë së Arsimit, protestuesit janë zhvendosur drejt Kryeministrisë. Gjatë tubimit para ministrisë u regjistrua edhe hedhje gurësh në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha: Të dielën do të tregojmë se ne nuk dorëzohemi, refuzoj ta përdor këtë garë

Politikë E premte, 11 Qershor 2021 12:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu në detyrë i PD-së, Lulzim Basha, po ashtu edhe kandidat për një tjetër mandat në krye të selisë blu, këtë të premte zhvilloi takime demokratët e Peqinit dhe Paskuqanit, në prag të zgjedhjeve brenda partisë. Gjatë fjalës së tij, Basha ka kërkuar mbështetje që nga zgjedhjet e ditës së diel, të bashkohen dhe të dalin të fituar. Po ashtu ai tha se qëllimi final i Partisë Demokratike është rrëzimi i regjimit Rama-Doshi. ”Kam refuzuar dhe refuzoj ta përdor këtë garë të brendshme për asgjë tjetër përveçse për t’u bërë bashkë me ju dhe për t’u mobilizuar të gjithë së bashku edhe një herë betejën që është e vetmja rrugë për t’u përballur dhe për të çmontuar regjimin që kemi përballë”,-tha Basha.

Fjala e plot e Lulzim Bashës

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 23 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Faleminderit zoti kryetar! Mirë se ju gjej! Mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, demokrate e demokratë të Peqinit! Fleminderit nga zemra! Faleminderit për këtë mikritje kaq të ngrohtë! Ndonëse në një moment dramatik për vendin, vij këtu me zemrën e mbushur plotë tek ju shoh bashkë, tek ju shoh me kokat lartë, tek ju shoh të vendosur siç keni qenë jo vetëm gjatë muajve të fushatës, po për vite e vite me radhë, ju demokratët e Peqinit në qarkun e Elbasanit, në qarkun e vendosur në thepin e artilerisë të njeriut më të urryer në Shqipëri pas Edi Ramës, kryekriminelit Taulant Balla dhe kriminelëve të tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ju jeni përballur këtu për vite me radhë me vështirësi të panumërta njësoj si demokratët anembanë Elbasanit dhe Shqipërisë, por akoma më shumë këtu në Peqin. Shumëkush në vendin tuaj do ta kishte lënë betejën përgjysmë. Do ishte dorëzuar, do ishte larguar apo do kishte qëndruar mënjanë. Unë e di që presionet ndj jush kanë qenë jo të dyfishta, po të shumëfishta, të të gjitha formave dhe mënyrave. Ndaj jam dhjetëfish krenar që në këtë betejë të pashembullt 30-vjeçare demokratet dhe demokratët e Peqinit, shpirtin e pathyeshëm të të cilëve e përfaqësoni ju në këtë sallë.

E përfaqësoni jo thjesht me praninë tuaj, e përfaqësoni jo thjeshtë me qëndrimin tuaj dinjitoz, por e përfaqësoni mbi të gjitha me rezultatin. Me rezultatin e marrë përkundër makinerisë shtetërore me rezultatin e korrur përkundër veprimtarisë së përditshme e të përnatshme të Taulant Ballës dhe kriminelëve të tij. Ndaj, e para dhe kryesorja që duhet të shpreh para jush, është mirënjohja pa kufij për sakrificën e gjithsecilit prej jush këtu në këtë sallë dhe e qindra e mijëra demokratëve të tjerë të Peqinit, e mijëra e mijëra të tjerëve që zgjodhën t’ju ndjekin në këtë betejë e të votojnë Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Por padiskutim vëllezër dhe motra këtë sakrificë ne, ju, Partia Demokratike, unë nuk e kemi bërë për veten tonë, s’e kemi bërë për karriget tona, përkundrazi shumë më e lehtë duket rruga tjetër, rruga e dorëzimit, apo e rrokjes së dorës së djersitjes me shukun e parave që ka dalë nga xhepat e vjedhur të banorëve të Peqint e të gjithë Shqipërisë. Ne kishim dhe kemi mbi vete shpresën e banorëve të Peqinit, Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë për ndryshim. Shpresën që e kam parë të ndizej si dritë në bebet e syve të çdo banori të Peqinit që takoja, në ferma, në sera, në shtëpitë e tyre, në sipërmarrjet e tyre bashkë me ju.

Kjo nuk erdhi thjesht dhe vetëm për shkak të këtij bashkimi të jashtëzakonshëm që s’e përçau dot asgjë dhe askush këtu në Peqin, në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. Por mbi të gjitha miqtë e mi shqiptarët si kudo anembanë vendit e në veçanti në Peqin vendosën përkundër masakrës zgjedhore, përkundër harbutërisë së horrave të Taulant Ballës me shokë, vendosën të ndryshonin, vendosën të ndiqnin Partinë Demokratike në rrugën për ndryshim sepse ne kishim kohë që jepnim prova se në këtë betejë nuk ishim futur për veten tonë, nuk ishim futur si agallarët e rinj për të zaptuar çfarë të mundeshim publike dhe private dhe pastaj për ta ndarë si kothere e për t’ua hedhur në fytyrë bashkëqytetarëve si mëshirë.

Përkundrazi, ne ishim futur në këtë betejë ashtu siç u futëm në vitin 1990 dhe vitin 1991 pikërisht për t’u rikthyer dinjitetin e nëpërkëmbur njerëzve, për t’ju dhënë çdokujt mundësinë dhe shansin të ndihet zot në shtëpinë e vet, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për të përfituar nga pasuritë e jashtëzakonshme të këtij vendi dhe jo vetëm të një grushti njerëzish. Ka një dhe vetëm një arsye pse Partia Demoratike e Shqipërisë, e cila është përballur këto 30 vite siç e dinë themeluesit dhe qëndrestarët mes jush me shumë sfida, vazhdon jo thjesht të qëndroj fort e mbetet jo thjeshtë alternative e vetme, forca e vetme, por forca më e madhe morale, politike para shqiptarëve.

E kjo arsye është sepse ne kurrë nuk kemi tradhëtuar shqiptarët për interesin tonë, përkundrazi ne kemi sakrifikuar interesat tona për hir të shqiptarëve duke u përfshirë dhe në betejat e 2019 dhe më parë. I kemi sakrifikuar sepse kemi lindur si një familje politike për vendin, për demokracinë edhe në kohë kur askush nuk e dinte tamam se çdo të thoshte demokraci. Sot ne e dimë se çfarë do të thotë demokraci. E di dhe një fëmijë i vogël që demokraci do të thotë vullneti i shumicës.

E pra 25 prilli nuk ka lidhje me demokracinë. Në 25 prill shumica ka vendosur ndryshimin dhe një pakicë i është mbivendosur me mekanizmin më pervers, më gjigand, dhe më të kudoshtrirë, të shkrirjes se partisë me shtetin, sicc e thotë raporti i OSBE-ODHIR, dhe të bashkpunimit me kartelat e drogës dhe bandave të krimit të organizuar. Kjo nuk është demokraci. Ndaj dhe barra që kishim mbi supe, barra e ndryshimit, flakadani i shpresës që ndezëm anembanë Shqipërisë për të sjell ndryshim me një fushatë të mrekullueshme, me një program konkret, nuk është sot barra e vetme që ne mbajmë mbi supe. Sepse më 25 prill në Shqipëri përkohësisht nuk është ndalur vetëm ndryshimi, por ka rënë dhe demokracia.

Në këtë moment të errët që i ka shënuar fatin e shumë kombeve, në këto vite dhe dekada të fundit, ku është rishfaqur edhe një herë perdja e hekurt, tashmë jo mes vendeve komuniste dhe vendeve të lira, por mes vendeve me sundues që nuk bëjnë zgjedhje të vërteta, nuk kanë demokraci të vërtetë, nuk kanë opozita të vërteta. Por bëjnë sikur bëjnë zgjedhje, bëjnë sikur ka demokraci dhe kanë opozita fasadë. Këtë donin të bënin dhe me ne ta shndërronin partinë e lëvizjes së dhjetorit, ta shndërronin forcën që rrëzoi komunizmin, forcën që ribashkoi Shqipërinë me perëndimin.

Kush tjetër mund ta marrë këtë peshë dhe këtë përgjegjësi për ndryshim dhe demokraci përveç Partisë Demokratike të Shqipërisë? Përgjigja është fare e qartë. E dini ju, e di unë, e dinë shqiptarët, e di dhe Edi Rama. Ndaj, vëllezër dhe motra ndonse ndodhemi përsëri jo për herë të parë në një udhëkryq dhe ne disa përmasa, një udhëkryq pothuajse indentik me atë të vitit 1991 kur kishim zgjedhje por jo zgjidhje për Shqipërinë. Po kështu i vetëdishëm është dhe kundërshtari politik se masakra zgjedhore që projektoi dhe përkohësisht ka zënë për fyti vendin, kanë zënë përposhtë demokracinë dhe kanë arrestuar ndryshimin e shumëpritur për shqiptarët, kjo gjëndje politike është e paqëndrueshme.

Në një cikël tre javor kam parë nga ju dhe nga bashkëqytetarët, votues tanë apo jo, se si momenteve të para të shokut dhe tronditjes, të mosbesimit njësoj si në ‘91 për masakrën zgjedhore dhe produktin e saj, tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve i ka lënë vendit një tjetër ndjesi zemërata. Zemërata e njeriut të drejtë për padrejtësinë e 25 prillit dhe vendosmëria për të mos qëndruar duarkryq, vendosmëria për të mos e lënë jo thjeshtë Partinë Demokratike, por Shqipërinë në duart e kësaj pakice plaçkitësish.

Ndaj, sot me të vërtetë ndodhem para jush në këtë garë të brendshme e cila do të finalizohet ditën e dielë më proçesin e votimit një anëtar një votë. Por, mesazhi kryesor që kam para jush dhe ai që kam pasur para çdo demokrati e çdo demokrate gjatë gjithë këtyre javëve është: se me të vërtetë në familjen tonë nuk ka asnjë të tepërt, se familja jonë është familja e vetme e vlerave dhe këtë e tregon edhe gara që bëjmë, konkurrenca që kemi, debati që bëjmë brenda nesh.

Por se nuk duhet të harrojmë për asnjë sekondë të vetme, për asnjë çast e në veçanti këto orë drejt të dielës dhe vetë të dielën, misionin që kemi mbi supe, përgjegjësinë që kemi karshi njëri-tjetrit por mbi të gjitha karshi shqiptarëve, mos të harrojmë për asnjë sekondë se qëllimi ynë final është të largojmë kundërshtarin e vetëm, armikun e vetëm të Shqipërisë, shqiptarëve, demokracisë dhe Partisë Demokratike, regjimin e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe bandave të tyre.

Ndaj, kam refuzuar dhe refuzoj ta përdor këtë garë të brendshme për asgjë tjetër përveçse për t’u bërë bashkë me ju dhe për t’u mobilizuar të gjithë së bashku edhe një herë betejën që është e vetmja rrugë për t’u përballur dhe për të çmontuar regjimin që kemi përballë.

Ndaj, ajo që duhet të bëjmë është që përmes pjesëmarrjes masive të tregojmë forcën tonë, faktin që jo vetëm nuk jemi në gjunjë por jemi kokë lartë, se betejën e kemi bërë me vlera dhe janë të tjerë njerëz që duhet të jenë më kokën poshtë në Peqin, Elbasan dhe në gjithë Shqipërinë për atë që iu kanë bërë qytetarëve të tyre. Duhet të dalim nga kjo betejë mendjendarë e jo të çoroditur. Duhet të dalim nga kjo betejë të vendosur e të bashkuar siç jemi, për t’i shkuar deri në fund luftës për demokraci.

Etiketat e lidhura

Lulzim Basha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut”
Para 1 minute

Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut”

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën
Para 34 minutash

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 49 minutash

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 56 minutash

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 18 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 21 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 8 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 19 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.