Basha: Të jemi zëri i halleve. Koha që ne të jemi në terren

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka urdhëruar strukturat e partisë të dalin në terren. Gjatë një takimi online me strukturat kryesore të Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë, vendimi vjen pas atij që zhvilloi me aleatët, por ndryshe nga ai takim, kjo me strukturat do të jetë online për të garantuar rregullat e distancimit social.

“Dua t’ju falenderojë për punët gjatë këtyre javëve të vështira, opozita gjatë këtyre 6 javëve ka marrë vlerësime për mënyrën se si është sjellë dhe në funksion të saj ka bërë një sërë propozimesh edhe atëherë kur edhe atëherë kur qeveria i kishte neglizhuar totalisht detyrën e caktuar nga Emergjencat. Mbetet ekonomia, mbështetja e njerëzve në nevojë dhe e biznese. Me një sjellje që vetëm prej qytetarëve nuk quhet. Kontrasti është i qartë kemi një qeveri që nuk do t’ia dijë për njerëzit, kjo është koha kryesore ku ne të jemi në terren, aty ku është vuajtja. Situata ka qenë e rëndë. Njerëzit do ta kuptojnë që ehe në këto ditë të pandemisë PD ishte në krah”.

SHKARKO APP