Basha: Teknologjia dhe kapacitetet e universiteteve e pamjaftueshme për të zhvilluar një proces dinjitoz online

Pas takimit që zhvilloi në mesditë me studentët, kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha po zhvillon një tjetër takim, kësaj radhe me pedagogët në kuadër problematikave të nisjes së vitit të ri akademik.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se teknologjia dhe kapacitetet e universiteteve e pamjaftueshme për të zhvilluar një proces dinjitoz online.

Nga ana e tyre, pedagogët theksuan se qeveria nuk na dha asnjë ndihmë as financiare as logjistike për zhvillimin e mësimit online.

“Teknologjia që përdorim në mësimdhënien online e siguruar nga vetë pedagogët, jo e duhura”, shprehen ata.

SHKARKO APP