Basha, thirrje për protesta popullore
“Me çfarë shoqërie duam të ndërtojmë, me një shoqëri të drejtë, të bazuar në sundimin e ligjit, në shtetin ligjor, ku qeveria qendërore dhe lokale është një partner i biznesit apo një shtet policor ku zgjidhja është dajaku dhe gjoba. Kush është me këtë të fundit na ka përballë dhe do na ketë përballë me të gjitha rrugët duke përfshirë edhe protestat popullore për të cilën ju bëj ftesë edhe ju”, tha Basha.
Shteti ligjor sipas Bashës është zëvendësuar me shtetin policor. Siaps tij nga rritja e çmimit të energjisë preken mbi 2 milionë shqiptarë.
“Këto janë protesta për bukën e gojës, këto janë protesta për të drejta të mohuara arbitrarisht. Nuk mbledhin paratë për energjinë, cila është zgjidhja? Rrisin çmimin e energjisë, heqin fashën mbrojtëse. Po 2 milion e 100 mijë shqiptarë që preken nga kjo, me çmime që mund të shkojnë deri në 70% më të larta, se ato që paguajnë sot, problem i kujt janë?” u shpreh kreu demokrat.
Paralajmërimi i parë për rifillimin e protestave u bë fill pas refuzimit që opozita bëri për tu rikthyer në kuvend edhe pse shumica miratoi ngritjen e komisioneve hetimore të kërkuara prej saj. PD është duke kërkuar si garant faktorin ndërkombëtar, për të arrtiur një marëveshje me mazhornacën në pushtet.