Basha thirrje Qeverisë të ndihmojë zonat e përmbytura

 

 Lulzim Basha shkruan në facebook:

Situatë e rëndë për qindra familje në Fier e Vlorë, por dhe në qytete e fshatra të tjera të Jugut ku shirat e dendur kanë krijuar përmbytje e pasoja dramatike. Per fat te keq ujërat e rrëmbyer kane shkaktuar edhe vdekjen e kryefamiljarit Luan Qarri. Dua ti shpreh ngushëllimet më të ndjera të afërmve të tij.
I kërkoj qeverisë të mobilizohet me gjithcka që ka në dispozicion për të shmangur viktima të tjera në njerëz. Jeta e qytetarëve është prioritet absolut.
Të veprohet me shpejtesi dhe te zbresin në terren me te gjitha forcat dhe mjetet, aty ku bashkqytetarët tanë janë mbuluar nga uji dhe balta, ku rrugët janë bllokuar e ku koha nuk pret asnje minute per te shmangur fatkeqesi te tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
 

Swiss Digital Mobile Reklama
 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?