Basha thirrje Ramës: Mos vono paketën e ndihmës ekonomike. Shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Teksa ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave nga koronavirusi në Shqipëri, kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka bërë thirrje qeverisë që mos vonojë të miratojë paketën e ndihmës ekonomike dhe krahas saj të vendosë edhe një tjetër. Kreu i selisë blu, thotë se paketa e ndihmës ekonomike nga qeveria është e pamjaftueshme për biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit. Nga ana tjetër, Basha thekson se gjithë ata që do të qëndrojnë në shtëpi dhe nuk mund të punojnë duhet t’u sigurohet një pagë që do u sigurojë minimumin jetik në këto ditë. Edhe njëherë Basha i ka bërë thirrje qeverisë që të shpall gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin si dhe të urdhërojë mbylljen e të gjithë bizneseve me dendësi të madhe punonjësish, si call centerat apo fasoneritë.
Deklarata e plotë
Ngushëllime familjeve të viktimave. Një falenderim për qytetarët që respektuan rregullat e karantinës së detyruar. Respektoni pikë për pikë udhëzimet nga Policia. Distancimin social, kufizimin e lëvizjeve për ndalimin dhe ngadalësimin e efekteve të pandemisë.
Të dashur qytetarë,
Koha që të gjithë së bashku të bashkohemi, kemi një armë të fuqishme, distancimin social, përmes rregullave edhe kur kemi nevoja ne mund dhe do ta ngadalësojme.
Qeveria të shpallë gjendjen e fatkeqësisë në të gjithë Shqipërinë. Të urdhërojë menjëherë mbylljen e bizneseve me dendësi të madhe, fasoneri, call centers, apo fabrika të tjera prodhimi që përbën rrezik për përhapjen e virusit.
Sot është dita të qëndrojmë krah për krah njëri- tjetrit. E di që keni hasur vështirësi material dhe psikologjike në vetëkarantinimin e imponuar dhe vetëimponuar. T’a kalojmë me një faturë sa më të vogël për shëndetin dhe ekonomike. Të themi bëmë atë që duhet , siç duhet. Dhe mos themi nuk shpëtuam aq sa duhet.
Dua të përsëris përulësisht, qeveria mos vonojë paketën e ndihmës dhe të bëjë një paketë tjetër. Të gjithë ata që do të qëndrojnë në shtëpi, për shkak të mbylljes së biznesit duhet të marrin pagën për minimumin jetik. Të ndërpritet çdo shpenzim tjetër. Çdo transferim tjetër nga thesari dhe të gjitha të shkojnë për shëndetin e shqiptarëve dhe nevojat acute ekonomike.
Kam bindjen e thellë që me forcën që e kanë karakterizuar shqiptarët ndër kohë, do e kalojmë për një Shqipëri të nesërme me pozitivitet dhe më të bashkuar dhe më të fortë. Të merrni të gjitha masat higjieniko- sanitare dhe lus qeverinë që hapat e shpallura t’i detajojë dhe t’i vendosë në zbatim. Të shpallë gjendje e fatkeqësisë dhe të mbyllë bizneset me dendësi të madhe punonjësish.