Basha tregon angazhimin e parë të programit: 110 mijë vende të reja pune për shqiptarët

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përsëritur angazhimin e parë të programit ekonomik të PD, për 110 mijë vende të reja pune për shqiptarët.

Në një postim mëngjesin e sotëm, Basha shkruan se krijimi i vendeve të punës është jetik për stabilitetin ekonomik, duke bërë thirrje për largimin e kësaj qeverie.

Angazhimi i parë i programit tonë është minimumi 110,000 vende të reja pune për shqiptarët.
Krijimi i vendeve të punës është jetik për stabilitetin ekonomik dhe çelësi për njerëzit që të investojnë në veten e tyre dhe fëmijët e tyre.
Ka ardhur koha ta largojmë këtë qeveri dhe të sjellim një qeveri të re, që kujdeset për njerëzit e jo për veten e saj. ShqiperiaFiton”, shkruan Basha në Facebook.

Angazhimi i parë i programit tonë është minimumi 110,000 vende të reja pune për shqiptarët.
🇦🇱✌️
Krijimi i vendeve të…

Posted by Lulzim Basha on Monday, February 1, 2021

SHKARKO APP