Basha tregon planin: Pas dy viteve, PD do të jetë në pushtet

Lulzim Basha i është përgjigjur pyetjeve që ka marrë në Instagram, dhe thotë se Partia Demokratike pas dy viteve ai e sheh që do të jetë në pushtet, kjo duke drejtuar fatet e vendit.

Shumëkush e mori me humor këtë deklaratë, por Basha ka bindje.

“Partinë Demokratike e shoh në pushtet, në drejtim të fateve të vendit, në qeverisje, duke bërë realitet angazhimet që marrim sot para shqiptarëve për ndryshim. Me një kulturë të re politike, me vizion, me energji të reja duke lënë pas gabimet e të shkuarës dhe duke parë me besim drejt të ardhmes që është Shqipëria e standardeve europiane për të gjithë”, shprehet Basha në Instagram.

Duke folur për Kosovën, Lulzim Basha ripërsëriti apelin për palët politike në Shqipëri që të vendosin interesin kombëtar mbi gjithçka dhe të miratojnë amendamentin në buxhet për ndihmë ushtarake 50 milionë euro për Kosovën.

“Gjëja e parë që do të ndryshojë, nuk do të ketë një qasje si patronazhist por si bashkëpunëtorë i gjithë lidershipit politik të shqiptarëve në Ballkan dhe kudo ata jetojnë. Dera jonë do të jetë e hapur për të gjithë. Por dua t’u them dhe këtë, ndryshimi la filluar që tani. Si kryetar i Partisë Demokratike kam çuar në Parlament amendamentin financiar, ushtarak për Kosovën me vlerë 50 milionë euro. Pra gjithçka do të jetë për interesin kombëtar dhe asgjë nuk do të prevalojë mbi interesat kombëtar. As interesat politike, aq më pak personale”, tha Basha.

https://kohajone.com/si-do-ti-fitoje-zgjedhjet-ne-2025-basha-me-nje-kulture-te-re-politike/

SHKARKO APP