Basha: U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të dalin në protestë. Sot është nata për të treguar se Tirana nuk bie

Pas dhunës dhe keqtrajtimit të disa të rinjve para Ministrisë së Brendshme drejtuesit e opozitës kanë dalë sërish në protestë. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi kanë shkuar në vendin ku u rrahën studentët dhe deklaruan se nuk do të lëvizin nga sheshi.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha u bëri një apel të veçantë qytetarëve të Tiranës që të dalin në protestë. “U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të dalin në protestë. Sot është nata për të treguar se Tirana nuk bie”,- deklaroi Lulzim Basha.

Kreu i PD-së u shpreh se pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhe dhunës barbare ndaj të rinjve, grave, vajzave dhe artistëve nuk ka më asnjë tolerim kundër kësaj qeverie. Ai deklaroi se protestat do të vijojnë pa limit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Apeli i kreut të PD-së dhe kryetares së opozitës lë të kuptohet për një ashpërsim të aksionit opozitar dhe vijimin e protestave pa ndalim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për herë të parë, Lulzim Basha paralajmëroi personalisht policët dhe zyrtarët që kanë dhunuar qytetarët. “Ju jap fjalën se vendimi i parë që do të marrë qeveria jonë do të jetë ndëshkimi i banditëve që sot keqtrajtuan artistët, gratë dhe vajzat. Ky është premtim ndaj gjithë atyre që sot janë dhunuar barbarisht. Ata që ushtruan dhunë nuk do të harrohen”,- tha Lulzim Basha.

LIVE - Nga sheshi në krah të protestuesve që janë sot në betejë për të mbrojtur lirinë dhe demokraci

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?