Basha u zhgënjye nga ekipi i tij, 7 drejtues s’morën aq mandate sa duhej më 25 prill
13 pika të gjata dhe të analizuara është raporti i PD-së për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit. Në analizë thuhet se PD-ja del në përfundimin se ka patur performancë më të ulët dhe jo brenda pritshmërisë së rezultateve historike të Partisë Demokratike, qarqet Durrës, Gjirokastër, Shkodër, dhe Tiranë.
Kush janë drejtuesit politikë të 4 qarqeve të vendit, të cilët kanë zhgënjyer Bashën me punën e bërë në zgjedhjet e 25 prillit?
Në Tiranë, drejtuesit u ndanë në degë, Aldo Bumçi drejtoi degët 1, 12 dhe 14; Jorida Tabaku u caktua tek 2, 3 dhe 10; Alfred Rushaj u caktua në krye të degëve 4 dhe 8. Grida Duma u delegua në Kavajë dhe Rrogozhinë. Në Durrës, drejtuesi politik u caktua Edi Paloka, në Gjirokastër Tritan Shehu, ndërsa në Shkodër shkoi Helidon Bushati.
Mesa duket asnjë nuk e bëri siç duhet detyrën, edhe pse kanë janë pjesë e stafit të ngushtë të Bashës. Edhe pse figurat që ”mbajnë” PD në aksion në terren dhe në televizion, duhet se mbështetja e Bashës ndaj tyre nuk ka mjaftuar për të marrë mandatet që PD-ja dëshironte.