Basha urdhëron zhvillimin e zgjedhjeve në FRPD

 

Nga burime pranë PD-së mësohet se Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka urdhëruar zhvillimin e zgjedhjeve në Forumin Rinor të Partisë Demokratike, për herë të parë pas 14 viteve.

Pak minuta më parë i është shpërndarë të gjitha degëve në rrethe, Udhëzimi për Organizimin e Zgjedhjeve për Organet Drejtuese të Forumit Rinor, material i cili i hap rrugën zgjedhjeve për kryetarin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe strukturave të tjera të FRPD – së,  parashikon që zgjedhjet e reja në degë të ndahen në dy faza, duke zgjedhur kryetarin e FRPD fillimisht, sipas modelit “një anëtarë, një votë” dhe faza e dytë, ajo e zgjedhjes së kryetarëve të degëve  të FRPD dhe strukturave drejtuese të Degëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe për zgjedhjet në FRPD do të ndiqet i njëjti model i cili zgjodhi ekipin e ri drejtues të Partisë Demokratike para dy vitesh, kur u zgjodh fillimisht kryetari i ri i PD dhe më pas drejtuesit në degë. Ndërkaq, udhëzimi për FRPD tregon edhe se si do të bëhet fushata e anëtarësimeve. Udhëzimi parashikon se fushata do të zgjasë 30 ditë nga shpallja e urdhrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Anëtarësimet do të bëhen në të gjitha degët e FRPD dhe do t’i dorëzohen Grupit të Punës në përfundim të procesit, brenda datës 12 Nëntor 2015.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?