Basha uron Pashkët me foton e veçantë të përgatitur nga vajzat e tij

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë për Pashkët. Ai ka ndarë edhe një foto të lepurushave të Pashkëve të përgatitur nga vajzat e tij, ndërsa thekson se lutjet shkojnë për çdo shqiptar, që përballet sot me virusin dhe pasojat e tij.

Urimi i kryetarit të PD, Basha me rastin e Pashkëve

Me urimin tradicional “Krishti u ngjall” dhe këtë foto të lepurushëve të Pashkëve përgatitur nga vajzat e mia, ju urojmë familiarisht të gjithë besimtarëve ortodoksë, nga mot Gëzuar!

Sot, urimet dhe lutjet tona të para, janë për të gjithë anëtarët e familjes tonë të madhe që përballen me virusin dhe pasojat e tij, për mjekët dhe infermierët tanë kurajozë e të palodhshëm, për të gjithë ata që shërbejnë me sakrifica të mëdha për të na mbrojtur dhe ndihmuar, për të gjithë shqiptarët në nevojë dhe shtrëngesë, për shërbëtorët e Zotit që me lutjet e tyre sjellin paqe e shpresë në shpirtin e çdokujt.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet e të dashurit tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

SHKARKO APP