Basha uron Presidenten e re të PE-së: Mezi pres të punojmë për integrimin e plotë të Shqipërisë në BE
Lulzim Basha ka uruar Presidenten e re të Parlamentit Europian, Roberta Metsola për detyrën e re që mori pasi Presidenti David Sassoli humbi jetën në moshën 65-vjeçare.
Basha shkruan në një postim në “Twitter”, se mesi pret të punojnë krah për krah në përmbushjen e plotë të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Urime Presidentes së re të Parlamentit Evropian, Roberta Metsola. Duke ju uruar më të mirën dhe çdo sukses në pozicionin tuaj të ri, mezi pres t’ju mbështes dhe të punojmë krah për krah në përmbushjen e plotë të integrimit të Shqipërisë në BE”, shkruan kreu i PD.
Congratulations to the new President of the European Parliament, @RobertaMetsola . Wishing you the best and every success in your new position, I look forward to supporting you and working side by side in fullfilling Albania’s 🇦🇱 integration in the EU 🇪🇺 pic.twitter.com/fneeZY9Vr4
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) January 18, 2022