Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 19:06 Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin nacional Qukës-Prrenjas, pranë urës së Torromanit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke përfunduar jashtë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha vijon takimet me demokratët për zgjedhjet në PD: Do heqim nga supet e shqiptarëve kastën 30-vjeçare të politikës

Politikë E enjte, 29 Qershor 2023 19:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Placeholder Image

Ndalesa e radhës e Lulzim Bashës, për të shpalosur para demokratëve platformën e tij për drejtimin e Partisë Demokratike, këtë të enjte ishte njësia Administrative Nr.8 në Tiranë. Ish-lideri i rikthyer për të katërtën herë në një garë të brendshme të selisë blu u ka shprehur të pranishmëve në takim planin e tij për modernizimin e partisë, duke premtuar hapjen e PD-së. Basha bëri thirrje që të shuhen përplasjet e brendshme në PD, pasi sipas tij “koha provoi se ndihmon vetëm kundërshtarin politik”, në një kohë kur opozita duhet të fokusohet te hallet dhe problemet e përditshme të shqiptarëve.

Postimi i plotë

Partia Demokratike do modernizohet, do hapet dhe do bashkohet rreth vlerave. Një parti ku do të vlerësohen kontributet e do të jetë e hapur për të rinjtë dhe të gjithë ata që ndajnë të njëjtat vlera me ne dhe që duan ta ndryshojnë Shqipërinë bashkë me ne.
Ndryshimi që kemi nisur në radhët tona, me vendime sa të vështira por po aq historike, është provë e gatishmërisë sonë për t’u përmirësuar, si instrumenti i vetëm që shqiptarët kanë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përballja e gjatë dhe e vështirë brenda familjes sonë politike duhet të marrë fund, pasi koha provoi se ndihmon vetëm kundërshtarin tonë politik dhe duhet të përqëndrohemi tek hallet dhe problemet e shqiptarëve. Ne nuk mund të humbasim kohë duke mbajtur kokën mbrapa, ndaj zgjasim dorën e bashkëpunimit ndaj kujdo që sot sheh nga e ardhmja dhe që e ka të qartë se rrugët e vjetra nuk të çojnë askund.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në rrugëtimin tonë kemi zgjedhur të qëndrojmë pranë aleatëve dhe miqve të çmuar të shqiptarëve, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e Bashkimit Europian dhe Britaninë e Madhe. Bashkë me ta dhe në aleancë me shumicën dërrmuese të shqiptarëve që duan ndryshim, ne do ta çlirojmë vendin nga sundimi i oligarkëve politikë dhe ekonomikë, do të heqim nga supet e shqiptarëve zgjedhën e sundimit të njëshave, zgjedhën e kastës tridhjetvjeçare, që ka marrë peng demokracinë për interesat e mbajtjes dhe mbrojtjes së pushtetit personal.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

Vizioni ynë është demokracia pjesmarrëse, kontrolli dhe balancimi i pushteteve, përfshirja e gjerë e anëtarëve të partisë, e qytetarëve, e intelektualëve, e spacialistëve, e sipërmarrësve dhe grupeve të interesit në ndërtimin e ofertës politike, që na mundëson të federojmë gjithë faktorët opozitarë rreth projekteve dhe ideve që bashkëndajmë, në një kontrast të qartë me qeverisjen e korruptuar. Si alternativa më e mirë e jo si e keqja më e vogël.

Aleancë Qytetare për Demokracinë, do të jetë koalicioni ynë për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet kushtetuese që do të çbejnë ato të 2008-ës, do të mundësojmë listat e hapura, vetting-un e politikanëve, votën e emigrantëve, kufizimin e mandateteve.

Etiketat e lidhura

Lulzim Basha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital
Para 24 minutash

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore
Para 26 minutash

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike
Para 28 minutash

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?
Para 47 minutash

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 19 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 22 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 23 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.