Basha viziton të strehuarit në hotelet e llixhave: Mirënjohje për zemërgjersinë bujare
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, mëngjesin e kësaj të shtune, është gjendur pranë të prekurëve nga tërmeti tragjik, që janë strehuar në holetet e Lixhave në Elbasan. Përmes një postimi në rrjete sociale, Basha shpreh mirënjohjen për bujarinë e treguar për këta banorë. ”Jam i prekur dhe thellësisht mirënjohës për zemërgjerësinë bujare dhe dhembshurinë njerëzore të hotelierëve dhe personelit të hoteleve. Kjo është Shqipëria e vërtetë e njerëzve me zemër të madhe”, shkruan Basha.
Postimi i plotë
Hotelet në Llixhat e Elbasanit kanë hapur dyert për familjet e goditura nga tërmeti dhe janë gati të akomodojnë qindra njerëz në nevojë. 60 të parët kanë ardhur prej dy ditësh, kryesisht nga Durrësi. Jam i prekur dhe thellësisht mirënjohës për zemërgjerësinë bujare dhe dhembshurinë njerëzore të hotelierëve dhe personelit të hoteleve. Kjo është Shqipëria e vërtetë e njerëzve me zemër të madhe!