Basha: Zbatimi i rekomandimit 88 të Venecias, kushti ynë për reformën
Zbatimi i plotë i rekomandimit 88-të të opinionit final të Komisionit të Venecias për paketën e ndryshimeve kushtetuese është kushti i vetëm që Partia Demokratike ta votojë që sot reformën në drejtësi.
Kështu deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat.
“Kemi dalë me vendim unanim në mbështetje të paketës kushtetuese, me një kusht të vetëm: adoptimin dhe zbatimin e plotë dhe jo të pjesshëm të rekomandimit 88 të opinionit të Venecias, pasi kjo ka të bëjë me moskapjen politike të sistemit”, deklaroi Basha.
KOHA JONË SONDAZH

