Basha: Strategji kundër kartelit të drogës

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaron se bashkëpunimi i kartelit të drogës me Edi Ramën mohoi zgjedhjet e lira.

Në një prononcim për mediat menjëherë pas mbledhjes së grupit PD, Basha nuk tha asnjë fjalë sa i takon debateve që ka pasur brenda mes deputetëve të PD-së por deklaroi se grupi ishte i unifikuar në qëndrimin për shkëputjen e hallkave të krimit me politikën

“Grupi tregoi një vendosmëri të plotë dhe të gjithanshme për një konkluzion që e kam shpallur edhe më herët, vendosmërinë për të bërë gjithcka të këpusë hallkat që lidhin krimin me politikën, në vecanti kartelin e drogës që ka mbuluar Shqipërinë, që e ka futur vendin në një situatë të papracedentë këto 25 vjet. Hapat e mëtejshem që ne do hedhim, aksioni ynë politik, ne do ja dalim t’i këpusim këto hallka, të riinstalojmë lirinë e votës, pa të cilën s’mund të ketë asnjë liri tjetër”- tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Bashës, këto lidhje të pushtetit me drogën nuk lejuan fitoren e PD në Dibër. “Aleanca e politikës me krimin dhe në vecanti bashkëpunimi i kartelit të drogës me Ramën mohuan mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme ne Dibër, ky është një problem ekzistencial për Shqipërinë”, tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prononcim i plotë i Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit.

“Ishte një mbledhje dhe diskutim shumë i dobishëm i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike që në qendër pati natyrisht ngjarjen kryesore politike në vend, zgjedhjet në Dibër dhe domethënien e zgjedhjeve në Dibër, për të ardhmen e zgjedhjeve, të votës, të demokracisë në Shqipëri.

Konkluzioni i qartë i grupit parlamentar në këtë diskutim, në raport me atë çfarë duhet të bëjmë e çfarë do bëjmë nesër, është ajo që tashmë e di çdo qytetar dibran e shqiptar. Se aleanca e politikës me krimin dhe në veçanti bashkëpunimi i kartelit të drogës me Edi Ramën mohuan mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, shkatërruan procesin politik. Dhe ky është një problem ekzistencial për Shqipërinë dhe shqiptarët, jo thjesht dhe vetëm për opozitën dhe për Partinë Demokratike.

Grupi tregoi një vendosmëri të plotë dhe të gjithanshme për një konkluzion të cilin unë e kam shpallur tashmë dhe dua t’ua përsëris: Vendosmërinë e Partisë Demokratike për të bërë gjithçka që të këpusë hallkat që lidhin krimin me politikën. Në veçanti kartelin e drogës e cila ka mbuluar Shqipërinë dhe e ka futur për herë të parë në 26 vite në një situatë të paprecedentë për sa i përket kultivimit të drogës.

Dhe me këtë rast dua të shpreh bindjen se hapat e mëtejshëm që ne do të hedhim, aksioni politik që do të diskutojmë e do të vendosim bashkë me qytetarët, me aleatët tanë politikë dhe me aleatët tanë të natyrshëm, që në këtë gjendje janë të gjithë forcat shoqërore, të gjithë qytetarët e ndershëm në këtë vend, ne do t’ia dalim t’i këpusim këto hallka, të riinstalojmë lirinë e votës, pa të cilën nuk mund të ketë asnjë liri tjetër.

Ju faleminderit!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?