Basha:Të puthen,të pështyhen e shahen, dhe prapë të puthen Rama-Meta!
Politikë E Mërkurë, 7 Prill 2021 01:20
I ashpër është treguar Basha sonte. Takimi mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, nga selia e Partisë Demokratike duket si një ngjarje normale. Pas mbledhjes së kryesisë, Basha i quajti bashkëfajtorë dhe batakçinj aleatët në qeverisje.
“Është fare normale që bashkëfajtorët të takohen, të rakordohen, të puthen, të përqafohen, nesër të pështyhen ndoshta prapë, e prapë të puthen. Kjo është puna e tyre. Këtë kanë bërë për dy vite. Një gjë s’kanë bërë. Kanë harruar hallet e qytetarëve që I kanë bërë kapicë, me politikën e tyre të kërbaçit, të lakut në fyt, të korrupsionit më masiv në histori dhe të inkriminimit të politikës.” u shpreh Basha.
Mes Edi Ramës dhe Ilir Metës ndodhi një pazar tha Lulzim Basha, që la të kuptohej se nuk kishte qenë i interesuar në ndonjë moment. “Për ne primare është gjetja e rrugëve të daljes së Shqipërisë nga kriza dhe jo rruga e dallavereve dhe pazareve dhe batakçillëqeve që lidhin, bashkojnë dhe fusin në këtë valle, në këtë tango dyshen Rama-Meta” u shpreh Lulzim Basha për gazetarët.
KOHA JONË SONDAZH