Bashkëbisedimi i Ramës me demokratët, deputetja Açka: Qeverisja jote me vota të grabitura
Për bashkëbisedimin e kryeministrit Edi Rama me demokratët, deputetja e PD-së Flutura Açka thotë se shqetësimi i shqiptarëve është qeverisja e Ramës dhe qëndrimi i tij në pushtet me vota të grabitura. Duke ironizuar ajo pyet se kur do të bashkëbisedojë me patronazhistët. “Demokratëve nuk iu ha fare Edi për Edin, madje as shqiptarëve. Rri krekosur në pushtet me vota të grabitura si në asnjë demokraci të vërtetë në botë”.
Postimi i plotë
Mjerim, ke kohë që nuk je më lajm dhe kërkon të bëhesh lajm me demokratët. Po i përgjigjet pyetjeve të përgatitura nga zyra e Gebellsit të tij në emër të demokratëve.
Shqetësimi i sotëm i shqiptarëve nuk është “dhëmbi i prishur” i demokratëve, por sarkoma e qeverisjes tënde. Faturën me emrin tënd dhe qeverisë tënde e dinë mirë shqiptarët.
Dhe sa për fjalime që po bën nga kali i shaluar, me fjalorin tënd vulgar permanent, dikush është mirë të ta thotë qartë:
Demokratëve nuk iu ha fare Edi për Edin, madje as shqiptarëve. Sepse, rri krekosur në pushtet me vota të grabitura si në asnjë demokraci të vërtetë në botë.
Meqë ra fjala, me patronazhistët kur do të bashkëbisedosh?.