Bashkia e Tiranës i përgjigjet PD-së për vdekjen e Arditit: Mos politizoni edhe vdekjet

Bashkia e Tiranës ka reaguar sot pas akuzave të vazhdueshme të PD-së, në lidhje me vdekjen e djalit 17-vjeçar në Sharrë.

Sipas Bashkisë, për këtë ngjarje tashmë kanë nisur hetimet, ndërkohë që PD thjesht po bën politikë me një vdekje.

Deklarata e Bashkisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga dita e parë në detyrë, stafi i Bashkisë së Tiranës është angazhuar për ta bërë qytetin më të jetueshëm për banorët e tij, por edhe për vizitorët. Edhe pse ka ende shumë për të bërë, jemi krenarë për atë që kemi arritur në vetëm një vit. Sot Tirana është një qytet më i pastër, me transport publik shumë më funksional, me çerdhe, kopshte dhe shkolla të rikonstruktuara, me rrugë dhe trotuare të ndriçuara, me sinjalistikë për drejtuesit e automjeteve, por edhe shumë më miqësore për këmbësorët dhe përdoruesit e biçikletave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, nga ana tjetër, çdo ditë përballemi me sulme politike, të cilat nuk i shërbejnë as punës sonë të përditshme, as qytetit tonë. Këto sulme bëhen edhe më absurde kur vijnë pikërisht nga ata njerëz që për katër vite me radhë zgjodhën të flinin gjumë, duke e lënë qytetin në mëshirë të fatit e që për 4 vjet nuk zgjidhën, edhe pas shumë aksidenteve, çështjen e landfillit të tejmbushur të qytetit, i cili për faj të po këtyre njerëzve kishte degjeneruar në një fushë-betejë për grumbulluesit e mbetjeve.

Disa javë më parë, një djalë i ri ka humbur jetën në fushën e grumbullimit të plehrave në Sharrë. Institucionet përgjegjëse kanë bërë shoqërimet e të implikuarve, janë duke hetuar dhe shpresojmë që e vërteta e kësaj ngjarje të trishtë të zbardhet sa më shpejtë.

Një qytet me 1 milion banorë si Tirana, ka mbi 100 kontraktorë të shpërndarë nëpër të gjithë territorin në rrugë, në ujësjellësa, ndërtesa, ura, mbikalime, infrastrukturë arsimore, grumbullim mbetjesh, pastrim e shërbim.

Teksa Bashkia vendos rregullat, çdo ofrues sherbimesh në qytet përgjigjet përpara ligjit për çdo shkelje të këtyre rregullave.

Ndaj, Bashkia e Tiranës ka qenë dhe vazhdon të jetë në krah të institucioneve ligjzbatuese, duke ofruar të gjithë ndihmën për një hetim të plotë të kësaj ngjarjeje e vënë përpara përgjegjësisë cilindo kontraktor që nuk ka respektuar këto rregulla.

Siç e kemi shprehur edhe në reagimet tona të mëparshme, në përfundim të hetimit, Bashkia e Tiranës do të zbatojë çdo përfundim, kërkesë apo rekomandim të organeve përkatëse.

Por, na vjen keq të shohim se si për çdo fatkeqësi, aksident apo çdo moment të pafat, është gjithmonë Partia Demokratike, një parti e fatkeqësive historike të këtij qyteti e vendi, që mundohet të shfrytëzojë çdo situatë për kapital politik.

Qytetarët e dinë mirë se Tirana ka humbur boll nga kjo forcë politike, e cila e la në një gjendje katastrofike. Sot Partia Demokratike i përket të shkuarës së Tiranës tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?