Bashkia e Tiranës jep 550 mijë euro për ndërtimin e një palestre në Bujanoc, qyteti jugor serb

Bashkia e Tiranës i ka dhënë qytetit jugor serb të Bujanocit më shumë se gjysmë milioni euro për të ndërtuar një palestër në një shkollë fillore. Pagesa është konfirmuar nga kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, raportojnë mediat lokale. Bujanoci ka një popullsi të madhe etnike shqiptare.

“Qyteti i Tiranës, pra kryetari Erion Veliaj i ka transferuar 550 mijë euro komunës së Bujanocit për të ndërtuar një palestër. Faleminderit Tiranë”, tha Arifi duke shtuar se për projektin do të shpallet tender.

Ndërkohë vetë komuna e Bujanocit me anë të një njoftimi në rrjetet sociale shkruan se “Bashkia e Tiranës ka kryer sot pagesën prej 550.000 eurove të dedikuara për ndërtimin e palestrës sportive në shkollën fillore ”Naim Frashëri” në Bujanoc. Sipas kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi, procedura e tenderimit pritet të fillojë shumë shpejt, me qëllim që nxënësit e shkollës fillore ”Naim Frashëri” të kenë mundësi ta shfrytëzojnë këtë palestër sportive”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?